
Ndeshja mes Korabit dhe Besës ishte parashikuar të luhet në orën 15:00, por kjo përballje është shtyrë. Shkak janë bërë arbitrat të cilët kanë mbërritur me vonesë në stadium.
Gjyqtarët janë vonuar pasi kanë pasur një problem me automjetin që po udhëtonin dhe kjo ka shkaktuar vonesë për të mbërritur në Peshkopi. Nuk dihet ende se kur do të startojk kjo sfidë.
Kujtojmë se kryesorë në këtë takim është Ermal Gryka, ndërsa ndihmës të tij janë Loci dhe Deivis Perndreca dhe arbitër i katërt Gerard Çokaj.
Poll