Superliga shqiptare do zhvillojë në fundjavë javën e pestë. Nga e premtja në të hënë, kjo është shtrirja e pesë ndeshjeve. E planifikuar për të diel në 15:00, sfida mes Kukësit dhe Partizanit është shtyrë me 24 orë.
Dueli do luhet të hënë në 15:00 në “Kukës Arena”, me arsyen që ka qenë e veçantë. Kapiteni i Kukësit, Gjelbrim Taipi lidh kurorë në fundjavë, me stafin dhe lojtarët që ka dashur të jetë në këtë gëzim.
Kërkesa ndaj FSHF-së dhe klubit të Partizanit është miratuar nga këta të fundit, me Taipin që bëhet shkak për shtyrjen e ndeshjes. Sigurisht që dita më e rëndësishme në jetë për kapitenin sjell edhe "sakrifica".
Poll