
Prej një viti klubi i Partizanit ka nisur ndërtimin e shtëpisë së re, e cila do të përmbajë brenda dhe një stadium me një kapacitet prej afro 5 mijë vendesh. Punimet kanë ecur me ritëm të lartë dhe madje edhe të dielave kishte punëtorë duke punuar.
Tribuna qëndrore e stadiumit ka nisur të marrë formë dhe brenda dy muajve pritet të jetë gati. Ajo do të ketë një kapacitet prej 2300 vendesh dhe do bëhet me tre kate. Pjesa e parë do të jetë për tifozët, kati i dytë për tribunën VIP, ndërsa pjesa tjetër për median.
Nëse gjërat shkojnë ashtu siç janë parashikuar kompleksi i Partizanit pritet të mbarohet brenda afateve të përcaktuara, pra në shtator pritet të jetë gati.
Poll