
Është hedhur shorti i grupeve të Champions League për sezonin 2023-2024. Një short që ka sjellë ndeshje mjaft interesante.
Grupi që bie në sy është ai i Milanit. Italianët kanë në grup PSG, Borussia Dortmund dhe Neëcastle, ekip i cili luan ish-mesfushori i kuqezinjve, Tonali.
Për Interin dhe Barcelonën shorti i tregua i mëshirshëm dhe janë favoritët kryesorë për ta mbyllur në vendin e parë fazën e grupeve. Me Barcelonën qëlloi në grup Antwerp, ekip ku aktivizohet dhe lojtari i Kombëtares sonë, Arbnor Muja.
Më poshtë do të njiheni me grupet e Ligës së Kampioneve.
Shorti
Grupi A: Bayern Munchen - Manchester United - Copenhagen - Galatasaray
Grupi B: Sevilla - Arsenal - PSV Eindhoven - Lens
Grupi C: Napoli - Real Madrid - Braga - Union Berlin
Grupi D: Benfica - Inter - Salzburg - Real Sociedad
Grupi E: Feyenoord - Atletico Madrid - Lazio - Celtic
Grupi F: Paris Saint-Germain - Borussia Dortmund - Milan - Newcastle
Grupi G: Manchester City - Leipzig - Crvena zvezda - Young Boys
Grupi H: Barcelona - Porto - Shakhtar Donetsk - Anwerp