
Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e sotme në “Fortuna Arena” ndaj Çekisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Kjo përballje do të startojë duke nisur që nga ora 20:45 dhe është shumë e rëndësishme për kuqezinjtë.
Sylvinho ndaj Çekisë do të tentojë të sigurojë 3 pikët, rezultat ky që do të shikonte kuqezinjtë më afër Gjermanisë. Një duel mes rivalëve direkt do të ketë një nivel të lartë, teksa në fushën e lojës pritet të jetë një “luftë” e vërtetë. Braziliani u ka dhënë lojtarëve direktivat e fundit, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka mbyllur p♪7rgatitjet. Të gjithë futbollistët janë gati dhe kanë premtuar se do të lënë "shpirtin" në fushë për të siguruar një rezultat pozitiv.
Vendasit udhëheqin grupin me 7 pikë, ndërsa “shqiponjat” ndodhen në vendin e dytë me 1 pikë më pak dhe kjo sfidë do të vendosë edhe për “kokën” e grupit dhe do të hidhte një hap të rëndësishëm drejt europianit. Të gjithë tashmë jemi sy e veshë nga Praga, duke shpresuar që djemtë tanë të kthehen në atdhe me një rezultat pozitiv.