Shqiprim Taipi është larguar nga Kukësi. Është klubi verilindor që ka bërë me dije se mesfushorit i ka përfunduar kontrata dhe në këtë mënyrë ka ardhur fundi i bashkëpunimit.
Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar njoftohet se ai nuk do të jetë më pjesë e verilindorëve. Kuksianët e falënderojnë për kontributin e dhënë në kanalet zyrtare të komunikimit:
“FK Kukësi njofton përfundimin e kontratës me lojtarin Shqiprim Taipi. Shqiprimi kontribuoi në 70 ndeshje me fanelën e Kukësit ku shënoi 4 gola dhe asistoi në 3. Klubin e falënderon për kontributin e tij në ekip dhe i uron shumë suksese në të ardhmen! Faleminderit Shqiprim!”.
Poll