Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shqipërisë i mungoi fati në Europian, De Biazi gjen fajtorin e eleminimit

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipërisë i mungoi fati në Europian, De Biazi gjen fajtorin e

Tekniku Xhani De Biazi i ka përkushtuar disa intervista dhe analiza shkaqeve pse Shqipëria u eleminua nga Europiani. Sipas tij ka shumë faktorë që kanë ndikuar te eleminimi, por një ndër to është se Shqipëria ka qenë e pafat në këto ndeshje. Në një intervistë për radion napolitane ‘’Kiss kiss Napoli’’ tekniku ëshët shprehur i kënaqur me performancën e lojtarëve të Kombëtares por jo me rezultatin e ndeshjeve.

‘’Ne nuk ishim shumë të mirë në lojën që zhvilluam në Europian, por ama edhe fati nuk ka qenë me në. Na ndanë vetëm disa gabime të vogla nga kualifikimi historik për në fazën tjetër. Kjo gjithsesi ka qenë një eksperiencë shumë e bukur për Shqipërinë, mëkat i madh që përfundoi aq herët”, është shpresur De Biazi për median italiane.

Ai ka folur gjithashtu për Hysaj duke vlerësuar formën e lojtarit. Napoli do të humbte shumë nëse e largonte Elseidin ka thënë De Biazi ndër të tjera.

Përsa i përket mungesës së fatit tekniku ka të drejtë sepse ndeshjet e Shqipërisë janë vendosur gjithnjë nga gabime të vogla. Ndeshja me Zvicrën pati një fillim për tu harruar, edhe pse në pjesën e dytë Shqipëria me 10 lojtarë arriti të bënte një ndeshje të madhe. Me Francën u arrit të mbahej loja deri në minutat e fundit, kur e pësuam në kohë shtesë. Ndërsa ndeshja me Rumaninë arriti të bënte që Shqipëria ti gëzohej për herë të parë një fitoreje në Europian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga