Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shqipëria kundër Islandës, trajneri Edy REJA lë në dyshim të ardhmen: E di vetëm Zoti, si do të luajmë nesër në “Air Albania”

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria kundër Islandës, trajneri Edy REJA lë në

Edi Reja ka folur para ndeshjes së Kombëtares kundër Islandës, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve. Trajneri i Shqipërisë tregoi para gazetarëve se çfarë po ndodh me kuqezinjtë, të cilët edhe fatin s’e kanë pasur me vete.

Italiani ishte i drejtëpërdrejtë në fjalët e tij duke vënë theksin te gabimet individuale. Në fjalën e tij në konferencën e zakonshme për shtyp, Reja tha:

“I kemi listuar shpesh motivet pse kemi humbur apo pse s’kemi marrë rezultatet që dëshirojmë. Prisja që të tregonim se ishim rritur si skuadër. E kemi bërë këtë me Spanjën dhe Gjeorgjinë në miqësore, sikurse bëmë një ndeshje të mirë edhe me Polonin. Jemi këtu dhe flasim për gabimet. Janë gabime individuale. Kundërshtarët tanë po shfrytëzojnë dobësitë tona. E rëndësishme është që të qëndrojmë gjithë bashkë. Të eleminojmë gabimet dhe të përmirësohemi. Pas Izraelit, bëmë shumë gabime. Të dy golat ishin dhurata. Kur ne barazuam, rezultati ishte 1-1. I lamë hapësirë atyre. E kemi humbur ekuilibrin. Nuk duhet të ndodhë dhe duhet të përmirësohemi.

Skema ndaj Islandës? Sigurisht që mund të ketë ndryshime për ndeshjen me Islandën. Është normale kur luhet brenda 3 ditësh. Do të bëj vlerësimet e mia. Edhe lodhja, edhe ngarkesa e madhe fizike ndikon. Fola me mjekun dhe do të kem një ide më të qartë. Shpresoj t’i kem të gjithë në dispozicion. 5-6 lojtarë janë të lodhur dhe nuk kanë luajtur në klubet e tyre. Në ndeshjet e tilla e ndjejnë pak më shumë. Më pas do të marr një vendim. Do të ketë një ndryshim si në modul, por edhe në emra lojtarësh. Edhe Ajeti s’është stërvitur me skuadrën. Ka pasur shqetësime, ka pasur temperaturë.

Përmbysja e rezultatit? Ne kemi parë shpesh që në minutat e fundit ka ndryshuar rezultati i ndeshjes. Duhet të jemi të kujdesshëm. Kur pëson gol, demoralizohesh dhe ke pak probleme në aspektin psikologjik. Kjo është diçka që nuk duhet ndodhë, sepse ke kohën e duhur për të rikuperuar. Kjo është çështje karakteri. S’ka një shpjegim të qartë pse një ekip përmbys ose jo ndeshjet kur kalon në disavantazh. Siç na ndodhi dhe ne në Izrael, skuadra duhet të ruajë ekuilibrin. Ne u nisëm për fitore, por lamë shumë hapësira. Tani është pjesa psikologjike që lojtarët të reagojnë mirë.

E ardhmja? Për momentin nuk ka rëndësi e ardhmja e ime, por ndeshja me Islandën. Në të ardhmen s’i dihet kurrë. Zoti e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Gjendja psikologjike? Ndaj Islandës duhet të jemi sa më në formë dhe në aspektin karakterial të tregojmë sa vlejnë. Kritikat s’më shqetësojnë. Lojtarët e ndjejnë më shumë, është diçka normale. Për mua futbollistët duhet të jenë më të karikuar dhe të kenë agresivitetin e duhur në fushën e lojës. Islandën e njohim dhe kemi marrë një fitore. Në ndeshjen e fundit luajtëm mirë, por barazuam. Është një skuadër që mund ta mposhtim, s’është e pathyeshme. Duhet të jemi sa më të qetë në fushën e lojës dhe të mendojmë për ndeshjen e asgjë tjetër”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga