Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e sotme në transfertë ndaj Ishujve Faroe. Një tjetër “finale” shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët do të kërkojnë edhe fitoren e dytë rresht ne grup.
Trajeri Sylvinho nuk ka rrugë tjetër veçse 3 pikëve, të cilat do të mbanin gjallë shpresat për Euro 2024. Por përveç fitores që është detyrim për lojtarët tanë, të gjithë tifozët shqiptarë janë sy e veshë nga sfida kundërshtarëve në grup.
Moldavia pret Poloninë dhe një barazim mes dy ekipeve do t’i shkonte për shtat kombëtares shqiptare, e cila do të merrte komandën e vendit të dytë me vetëm 1 pikë pas Republikës Çeke që kryeson me 7 pikë pas 3 ndeshjesh.
Gjithashtu në fushën e blertë do të zbresin kombëtare si Portugalia, Belgjika, Norvegjia, Islanda, skuadra që do të kërkojnë fitoren mbrëmjen e sotme.
[caption id="attachment_697422" align="alignnone" width="685"] Ndeshjet e sotme ne Euro 2024[/caption]