Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shqipëria i nis keq kualifikueset e Europianit, kuqezinjtë mposhten në “Elbasan Arena”

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria i nis keq kualifikueset e Europianit, kuqezinjtë mposhten

Kombëtarja e Shqipërisë U-19 ka dalë pa pikë nga stadiumin “Elbasan Arena” në ndeshjen përballë Irlandës. Sfida e parë e Grupit 13, në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2024, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të irlandezëve.

Të besuarit e Ervin Bulkut e pësuan që në minutat e para. Irlanda kaloi në avantazh me anë të O’Mahony në minutën e 5’ të sfidës. Por avantazhi i Irlandës nuk zgjati shumë pasi në minutën e 23’, Erald Krasniqi tundi rrjetën e kundërshtarëve, duke i dërguar skuadrat në baraspeshë në dhomat e zhveshjes.

Me nisjen e pjesës së dytë Irlanda u bë më agresive dhe kërkuese. O’Mahony në minutën e 56’ dhe Umeh në minutën e 59’ arritën të shënonin dy gola të shpejtë që lëshuan kuqezinjtë ‘knock-out’.

Shqipëria është në grup së bashku me Belgjikën dhe Slloveninë, me këto të dyja që barazuan me njëra tjetrën dhe ndajnë vendin e 2-të dhe të 3-të. Irlanda kryeson renditjen me 3 pikë, ndërsa kuqezinjtë pas këtij raundi të parë të nisur keq, mbeten në vendin e fundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga