Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shqipëri-Francë, ja statistikat

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëri-Francë, ja statistikat

Shqipëria dhe Franca deri tani janë takuar gjashtë herë. Statistikat flasin në favor të "gjelave", të cilët kanë pesë fitore. Shqipëria dhe Franca do të përballen të mërkurën në Velodrome në kuadër të Grupit A të Euro 2016. Kjo do të jetë përballje e shtatë mes këtyre dy përfaqësueseve deri më tani. Ndeshja e parë i përket eliminatoreve të “Euro 1992”. Më 17 nëntor të vitit 1990, Shqipëria do të mposhtej nga Franca e Michel Platinisë me rezultatin 0-1. Golin e vetëm të takimit e realizoi Boli. Më 30 mars të vitit pasardhës, “blutë” fituan me rezultatin e thellë 5-0. Për francezët shënuan Sauzze, Papin, ndërsa Zmijani  devijoi në portën e tij golin e fundit. Shorti do ta vinte përballë Francës Shqipërinë edhe në eliminatoret e Euro 2012. Në takimin e parë të zhvilluar në “Qemal Stafa” më 2 shtator të 2011, francezët fituan 1-2, me gola të Benzema dhe M’Vila, ndërsa për kuqezinjtë shkurtoi diferencën Bogdani. Në sfidën e kthimit në Stade de Francë, “Gjelat” që atëherë drejtoheshin nga Laurent Blanc fituan thellë 5-0 me gola të Malouda, Remy dhe Reveillere. Kurse, në eliminatoret e fundit për Euro 2016, Shqipëria ka arritur t’i marrë dy rezultate pozitive. Kuqezinjtë e kishin mposhtur Francën në Elbasan Arena me rezultat 1-0, kurse në Renes kishin barazuar 1-1. Edhe pse skuadra e Deschamps është ndjeshëm favoritë për të fituar, kuqezinjtë shkojnë me moral të lartë, duke e kaluar presionin në anën e kundërshtarit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga