Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shqipëri – Çeki, Ministria e Brendshme: Respektoni rregullat, bëhuni lojtari i 12-të në mbështetje të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëri – Çeki, Ministria e Brendshme: Respektoni rregullat,

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur masat e marra nga Policia e Shtetit në kudër të mbarëvajtjes së ndeshjes Shqipëri – Çeki ditën e nesërme në “Air Albania”.

Ai shprehet se Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të mos lejuar incidente gjatë ndeshjes dhe i ka bërë thirrje çdo sportdashësi të sillet si lojtari i 12 në mbështethje të kombëtares kuq e zi.

Më herët sot, autoritetet prezantuan masëat për ndeshjen më të rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt “Euro 2024”, ku u bë me dije se disa nga rrugët kryesore të Tiranës do të mbyllen si dhe rregulla të rrepta për veprimet jo sportive në fushë dhe jashtë saj.

Shqipëria për momentin ndodhet e para në grupin E me 10 pikë pas pesë ndeshjeve të luajtura. Fitorja e madhe me Poloninë në Tiranë dha një dritë shprese për një përsëritje të historisë, si në vitin 2016.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga