Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Shprehim pakënaqësi në lidhje me vendimin e UEFA-s", Federata e Futbollit të Kosovës: Do të vazhdojmë rrugën ligjore

Shkruar nga NEWSPORT
"Shprehim pakënaqësi në lidhje me vendimin e UEFA-s",

Pak më parë UEFA bëri të ditur dënimin që i dha Rumanisë për banderolën anti-shqiptare që tifozët rumun shpalosën në ndeshjen përballë Kosovës.

Një dënim aspak i pritshëm dhe që pritej të ishte më i rëndë. Kujtojmë që Rumania u dënua me 52 mijë euro gjobë dhe më një ndeshje pa tifozë.

Pakënaqësinë për këtë dënim nga UEFA e ka shprehur edhe Federata e Futbollit të Kosovës me një komunikim zyrtar.

“Reagim i FFK-së

20 shtator, 2023 – Federata e Futbollit e Kosovës shpreh pakënaqësinë e saj në lidhje me vendimin e organeve disiplinore të UEFA-s për të dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë me 50 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues.

FFK-ja do të vazhdojë rrugën e saj ligjore dhe do të paraqesë ankesë në trupat përkatëse të UEFA-s, duke kërkuar që dënimi ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë të jetë sa më i lartë i mundshëm, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në forma të tjera, në mënyrë që të shërbejë si shembull se UEFA nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë ofendime të tilla raciste ndaj një Federate anëtare të saj dhe ndaj një shteti të njohur ndërkombëtarisht.

FFK-ja është e përkushtuar që të kërkojë nga UEFA, që nëpërmjet dënimeve ndaj Federatës së Rumanisë t’ia bëjë të qartë çdo federate, grupi tifozësh apo çfarëdo grupi tjetër të interesit, se shteti i Kosovës, ekipi kombëtar i Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, duhet të trajtohen dhe të respektohen në të njëjtën formë me çdo shtet, ekip kombëtar, e Federatë tjetër evropiane që është anëtare e UEFA-s., shkruan FFK-ja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga