[caption id="attachment_5233" align="alignleft" width="300"] Amir Rrahmani[/caption]
Mund të jetë e pabesueshmë, por rezulton e vërtetë. Në dy vite radhazi, skuadra e RNK Split ka qenë në prag të shpalljes së falimentit, ndërsa shkaku për mbajtjen në këmbë të këtij klubi kanë qenë dy lojtarë shqiptarë.
Sezonin e shkuar RNK i shpëtoi falimentimit dhe rënies dy kategori më poshtë vetëm se u shit sulmuesi Sokol Cikalleshi për 1.8 milionë euro në kampionatin turk te Istanbul Basaksehir. Kjo gjë u bë publike në media pas shitjes së kavajasit.
E njëjta situatë përsëritet edhe këtë vit. Shitja e Amir Rrahmanit në radhët e Dinamo Zagreb, shpëtoi sërish nga falimenti RNK Split. 1.5 milionë euro bën që klubi bregdetar të shpëtojë nga recesioni i madh edhe këtë herë.
Pra, vlera 3.3 milionë euro e shitjes së dy shqiptarëve në dy sezone të ndryshëm, kanë ndihmuar ekstremisht RNK Split, e cila tashmë duhet që të falënderojë Rrahmanin dhe Cikalleshin për këtë nder që iu kanë bërë...
[caption id="attachment_7695" align="aligncenter" width="718"] Sokol Cikalleshi[/caption]