
Struga nuk ia ka dalë që të përmbysë ndeshjen e kthimit përballë Breidablik në Islandë. Madje të besuarit e Shpëtim Duros u mundën përsëri me të njejtin rezultat.
Pas humbjes 0-1 në shtëpi, Struga u mund edhe në Islandë po 1-0. Një humbje që dhemb për Duron dhe ekipin shqiptar sepse ishin shumë pranë një kualifikimi historik, por pa mundur që ta bëjnë realitet.
Një ndeshje që u dominua nga islandezët, pasi pavarësisht objektiva që Struga kishte në këtë sfidë nuk ia doli të reagonte.
Poll