
Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, i ftuar në emisionin "Fair Play" në "News 24" ka folur për rënien e Tiranës në Kategorinë e Parë.
"Rënia e Tiranës nuk i bën mirë askujt. Por, duhet marrë me sportivitet. Jeta vazhdon, edhe pse na vjen shumë keq që Tirana ra në Kategorinë e Parë.
Duhet ta përballojnë, sepse ashtu siç ka rënë legjenda më e madhe e futbollit shqiptar, Partizani, tani duhet ta pranojë edhe Tirana që është në Kategorinë e Parë.
Edhe sikur të dilte Flamurtari, Vllaznia apo edhe Teuta do të ishte e njëjta gjë", tha Shpëtim Duro.
Poll