Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shpëtim Duro flet për objektivin e Flamurtarit, çështjen e bojkotit të futbollistëve: Nuk më intereson kush bie nga Superliga

Shkruar nga NEWSPORT
Shpëtim Duro flet për objektivin e Flamurtarit, çështjen e

Shpëtim Duro shprehet i qartë se objektivi i Flamurtarit është qëndrimi në Superligë. Në një intervistë për mediat, para takimit të sotëm kundër Laçit, trajneri i Flamurtarit pranon se rëndësi ka që të fitojë ekipi i tij për të siguruar matematikisht qëndrimin në kategori.

"Kundër Laçit luajmë një ndeshje të rëndësishme. Do të jetë një përballje e fortë. Europa? Objektivi i Flamurtarit është qëndrimi në Superligë.

Në fakt, nëse nuk do të na hiqeshin 6 pikët nga FSHF-ja, atëherë objektivi 'Europë' do të ishte i realizuar.

Për sa i përket situatës së fundit që është krijuar, mund të them me bindje se presidenti nuk do të lërë asgjë mangët për sa i përket anës financiare që u takon futbollistëve.

Lojtarët e dinë këtë gjë, ndaj duhet të mundohen të japin maksimumin në dy ndeshjet e fundit.

Tifozët? Janë të mrekullueshëm, sepse na mbështetin me forcë në çdo ndeshje. Për sa u përket llogarive të skuadrave të tjera në luftën për mbijetesë, mua nuk më intereson shumë. Jam i përqendruar te Flamurtari dhe nuk më intereson se kush tjetër bie nga Superliga dhe kush qëndron", u shpreh trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga