Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Shpërthen" Armando Cungu: Në këtë "tallava shqiptare" blihet dhe shitet gjithçka, të lajnë gojën mirë kur flasin për mua

Shkruar nga NEWSPORT
"Shpërthen" Armando Cungu: Në këtë "tallava

Armando Cungu, trajneri i Vllaznisë, ka folur pas barazimit kundër Luftëtarit për mikrofonin e Supersport.

"Kemi patur mungesa dhe lojtarë që kanë luajtur të dëmtuar, kemi dhënë maksimumin dhe jemi munduar të spostojmë lojtarët pasi nuk kishim ritmin e duhur.

Unë i shoh njerzit në sy dhe duhet të lajnë gojën mirë kush flet për Cungun në lidhje me pazarllëqet. Duhet t'ju bëj me dije se asnjë nuk ka dhënë urdhër dhe Superliga ka nderin të ketë një ekip si Vllaznia ku nuk ka as dhunë e as fjalë. Të gjithë luajnë pa presion të klubit, por që këtë presion na e sjellin nga jashtë.

Çuditërisht unë flas live dhe emisione të ndryshme apo dhe gazetat tjetërsojnë fjalët e mia, dhe e them prap se nuk kam thënë gabime njerëzore dhe nuk e ndryshoj fjalën që them.

Opinioni të mendoj çfarë të doj dhe unë nuk dal dot nga korniza ime. Jam 44 vjeç dhe më thoni ju mua kush bën gabim pa dashje 2 penallti dhe 1 karton të kuq.

Kjo është tallava shqiptare që gjithçka shitet dhe blihet. Vllaznia nuk është pjesë e tyre", përfundoi Cungu.d

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga