Goli i Asanit përballë Polonisë në vitin 2023
Jasir Asani është gati për të dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare, të ngjashme si ajo e vitit 2023, kur shënoi një supergol në fitoren 2-0 përballë Polonisë në stadiumin "Air Albania".
Në Varshavë me të njëjtin kundërshtari, anësori kuqezi është shfaqur më i vendosur se kurrë për të kontribuar sërish në këtë "finale të parakohshme", ndaj prania e tij në sulm shihet si një aset i çmuar për trajnerin Sylvinho, i cili pret një tjetër mrekulli prej 30-vjeçarit.
Së fundmi, Asani ka ndarë një foto në rrjetin e tij social në Instagram, i veshur me fanellën e re të kombëtares duke e lënë pa tekst, me idenë se fjalët i takojnë fushës kur të zbresë të enjten në mbrëmje.
Postimi i shpërndarë nga Jasir Asani në Instagram
Poll
