Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shpallja e listës së lojtarëve dhe axhenda, FSHF zbulon programin e Kombëtares për Çekinë dhe Bullgarinë

Shkruar nga NEWSPORT
Shpallja e listës së lojtarëve dhe axhenda, FSHF zbulon programin

Tetori vjen me dy ndeshje për Kombëtaren shqiptare, të dyja shumë të kundërta për nga rëndësia. Më 12 tetor presim Çekinë në ‘Air Albania’ për të luajtur një finale me Çekinë, për kualifikimin në Euro 2024. Një fitore e mundshme na siguron matematikisht ëndrrën e madhe.

Më 17 tetor do të luajmë sërish në Tiranë përballë Bullgarisë, por kësaj rradhe për një test miqësor i cili do të jetë i pari për trajnerin Sylvinho që deri tani ka luajtur vetëm ndeshje zyrtare. Braziliani do të ketë mundësinë të eksperimentojë dhe të provojë ide të reja ndaj fqinjve ballkanas.

FSHF ka zbuluar edhe axhendën për këto dy sfida ku publikon programin e Kombëtares i cili nis më 6 tetor me publikimin e listës së të grumbulluarve në orën 12:00 dhe përfundon me miqësoren Shqipëri – Bullgari më 17 tetor në orën 18:00.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga