Afrim Taku është zgjedhur "Futbollisti i Muajit" për nëntorin në Superligë.
Mesfushori i Tiranës ka tërhequr mbrëmjen e djeshme, çmimin e dhënë nga shoqata "Sporti na bashkon", e cila zgjedh muaj për muaj, lojtarin më të mirë në Superligë.
I ftuar në emisionin "Fair Play" në News 24, "bomberi" bardheblu u shpreh i lumtur për këtë çmim, duke e cilësuar si një motiv më shumë për të dhënë maksimumin në sfidat në vijim.
"Sigurisht që më bën të ndihem mirë dhe i vlerësuar. Është një çmim që më motivon për të dhënë maksimumin edhe në ndeshjet në vijim për Tiranën. Ndihem i lumtur që po kaloj një moment pozitiv në aspektin personal dhe dëshiroj të jem gjithnjë në këtë formë për të arritur objektivat e sezonit me skuadrën time.
Barazimi ndaj Korabit? Në fakt u munduam shumë për të shënuar sërish pas barazimit që vendosi goli i Plakut. U përpoqëm, krijuam raste dhe volum, por nuk na eci.
Gjithsesi, mendoj se duhet të bashkëpunojmë më shumë në fushën e lojës, të gjithë bashkë dhe këtu fus edhe veten", tha Taku.
25-vjeçari ka shënuar 6 gola në Superligë, të fundit pikërisht ndaj Korabit në ndeshjen e javës së 15-të që përfundoi 1-1 pas golit të barazimit që realizoi Sebino Plaku.
[caption id="attachment_63847" align="alignnone" width="450"]
Afrim Taku me trofeun e cmimit "Lojtari me i mire i muajit" dje ne emisionin "Fair Play"[/caption]
