Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Edlir Tetova projekton transferimin e bujshëm te Teuta,  gati të “joshë” me pagë të majme lojtarin rival

Shkruar nga NEWSPORT
Edlir Tetova projekton transferimin e bujshëm te Teuta,  gati të
Edlir Tetova

Burime për media, bëjnë të ditur se trajneri i ri i Teutës, Edlir Tetova ka nisur projektin ambicioz te ekipi durrsak për të rivalizuar sezonin e ri mes më të mirë në Superiore me transferimin e portierit të Elbasanit.

Fjala është “gardianin” çek të verdhebluve Martin Janacek. Për të arritur te 25-vjeçari, Teuta po përdor strategji “djallëzore”, duke e tunduar me rrogë 10 mijë euro në muaj.

Janacek nuk e ka marrë vendimin për të ardhmen, ndërsa i përfundon kontrata këto ditë me Elbasanin, çka do të thotë se mund të kaloi te Teuta pa asnjë kacidhe, pra transferim falas.

Portieri i ekipit elbasanas e tregoi në edicionin që lamë pas se çfarë aftësish të jashtëzakonshme ka në katërkëndësh, jo vetëm gjatë lojës, por edhe në pritjen e 11-metërshave, rasti më tipik karshi Flamurtarit në transfertë, 2 penallti të ndalura. Sipas “Transfermarkt”, Janacek vlen 400 mijë euro.            

Poll

Lexo gjithashtu