Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vlen 500 mijë euro, Vllaznia e Martinit dhe Dinamo e Dajës “kokë më kokë” për ish-kapitenin e kampionëve! “Topi” në krahun e sulmuesit

Shkruar nga NEWSPORT
Vlen 500 mijë euro, Vllaznia e Martinit dhe Dinamo e Dajës
Edi Martini, Almir Ajzeraj dhe Ilir Daja

Në bazë të informacioneve të fundit që vijnë nga mediat në Kosovë, klubi i Vllaznisë dhe Dinamos janë futur në garë për të firmosur me sulmuesin e majtë Almir Ajzeraj, vlera e të cilit sipas "Transfermark" kap 500 mijë euro.

Vetëm para pak ditësh, lojtari njoftoi largimin nga ekipi i Dritës, ku fitoi titullin në Superligën e Kosovës me gjilanasit. Në një situatë ku ka të drejtë zgjedhje, do të jetë Ajzeraj ai që do vendos për të ardhmen.

Edicionin që lamë pas, Dinamo e mbylli si kampione e Kupës së Shqipërisë, kurse Vllaznia nuk shkoi më shumë se vendi i 3-të në Superiore, pas Egnatias kampione dhe Elbasanit. Në të kaluarën, konkretisht në sezonin 2018-2019 luajti me Skënderbeun e Korçës, por pa lënë “gjurmë”.     

 

Poll

Lexo gjithashtu