Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Ka dalë nga akademia e Partizanit, sulmuesi titullar i jep “duart” Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka dalë nga akademia e Partizanit, sulmuesi titullar i jep
Tirana

Sulmuesi Rimal Haxhiu, ka njoftuar në rrjetet sociale se ka vendosur të largohet nga ekipi i Tiranës, pas 3 vitesh te klubi bardheblu. “Falëminderit Tirana.

Falënderojë presidentin, shokët e ekipit dhe tifozët për të gjitha momentet e bukura dhe të vështira që kaluam”, shkruan Haxhiu në “story”-n e Instagram.

Sulmuesi i krahut ishte titullar i padiskutueshëm te kryeqytetasit, çka do të thotë se largimi i tij, do krijoi hendek në ekip. Anësori krutan e ka zanafillën profesionale te moshat e Partizanit, por që nuk debutoi kurrë me ekipin e parë te “Demat e Kuq”.

Mbetet mister se ku do e vazhdojë karrierën 27-vjeçari, nëse do qëndrojë në elitën e futbollit shqiptar apo do zgjedh “terren” të ri.

ZYRTARE/ Ka dalë nga akademia e Partizanit, sulmuesi titullar i jep
"Story" i Rimal Haxhiut

 

Poll

Lexo gjithashtu