Vllaznia
Teksa te Vllaznia janë të përqënduar tek ruajtja e të njëjtit bosht për sezonin e ardhshëm, projekt të cilit do t’i besohet sërish Edi Martinit, ajo çfarë është e pashmangshme janë dhe largimet që do të ndodhin në kampin e shkodranëve.
Krahas Yagos dhe Koros, një tjetër futbollist që mund të ndërpresë bashkëpunimin me kuqeblutë është edhe Esin Hakaj.
Në një postim të bërë në Instagramin e tij, mesfushori ka lënë shumë të nënkuptohet për të ardhmen e tij, teksa shkruan: Faleminders.
Mbetet e paqartë nëse Hakaj ka dashur të japë sinjale largimi apo mbetet thjesht një falenderim për mbylljen e këtij sezoni, ndërsa zhvillimet e ditëve të ardhshme do të zbardhin më shumë këtë prapaskenë.
Postimi i Esin Hakaj
Poll
