Ditën e sotme në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për turin e tretë të Conference League në orën 14:00. Ekipet shqiptare do të mësojnë kundërshtarët e tyre në rast se arrijnë të kualifikohen në nga turi i dytë. Në garë kanë mbetur ende Partizani, Tirana, Gjilani, Ballkani, Dukagjini, Struga dhe Shkupi.
UEFA gjithmon i paraprin këtyre raundeve duke shortuar kundërshtarët e mundshëm që në turin e dytë. Kampionët e Shqipërisë pozicionohen në vazon e kampionëve dhe në rast kualifikimi do të mund të përballen me skuadra si Ferencvaros, Dinamo Tbilisi apo edhe Ballkani.
Lista e kundërshtarëve të mundshëm të Tiranës është shumë e gjatë dhe mbetet vetëm shorti për të mësuar verdiktin final. Duhet theksuar se në rast të një mrekullie ndaj Besiktas, Tirana do të përballet me një kundërshtar nga vazo e ekipeve jofavorite.