
Kombëtarja shqiptare matematikisht siguroi kualifikimin për në Euro 2024 në transferën moldave, teksa barazimi i mbrëmjes së djeshme me Ishujt Faroe bëri që kuqezinjtë të mbyllnin kualifikueset në vendin e parë në grupin E.
Skuadra jonë arriti të grumbullonte 15 pikë dhe tashmë pozicionohet në vazon e dytë për shortin e Euro 2024. Shorti do të hidhet më 2 dhjetor, ku kombëtarja do të mësojë edhe kundërshtarët në finalen e këtij kompeticioni.
Bashkë me kuqezinjtë në vazon e dytë bëjnë pjesë edhe Hungaria, Turqia, Danimarka, Rumania dhe Austri, ndërsa në të parën ndodhen emrat “big” si Gjerrmania, Portugalia, Franca, Soanja, Belgjika dhe Anglia.
Në vazon e 3-të bëjnë pjesë Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia, Holanda dhe Italia, ndërsa në vazon e 4 dhe të fundit ndodhen Serbia, Kroacia dhe Zvicra, gjithashtu do të pozicionohet edhe 3 ekioet që vijnë nga Play Off i Nations League. Me interes tashmë presim për të mësuar se cilët do të jenë kundërshtarët e radhës të kuqezinjve, teksa deri më 2 dhjetor shijojmë suksesin e arritur.