
Të gjithë do të jemi ditën e sotme sy e veshë nga Gjermania. Në Hamburg duke nisur që nga ora 18:00 do të hidhet shorti për fazën finale të Euro 2024. Me “dorë” në zemër do të presin hedhjen e këtij shorti dhe për të mësuar se çfarë do të rezervojnë goglat për kombëtaren shqiptare.
Emocionet kanë nisur të na kaplojnë, këtë herë janë edhe më të mëdha se faza finale e “Euro 2016”. Këtë herë synojmë edhe “Play-Off” e këtij kompeticioni.
Sa i takon vazove, në bazë të pikëve të grumbuluara në kualifikuese, kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon e dytë bashkë me ekipe si Danimarka, Hungaria, Turqia, Rumania dhe Austria, me të cilat nuk mund të përballemi në fazën e grupeve.
Ndërkohë në vazon e parë ndodhe Gjermania, Spanja, belgjika, Angli, Franca dhe Portugalia, teksa në të tretën bëjnë pjesë Holanda, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Koracia dhe Çekia. Në vazon e katërt ndodhen Italia, Zvicra, Serbia dhe 3 ekipet që vijnë nga “Play-off”.