Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shorti i CONFERENCE/ TIRANA sfidon Dinamon, EGNATIA "peshkon" në Armeni, VLLAZNIA udhëton në Irlandë. Mësoni kundërshtarët e 7 skuadrave shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT

Në Nyon të Zvicrës pas hedhjes së shortit të Champions League, ku Partizani, Ballkani dhe Struga mësuan kundërshtarët e tyre në turin e parë kualifikues të këtij kompeticioni. U hodh edhe  shorti për turin e parë kualifikues të Conference League 3 ekipet nga Superiorja dhe 4 ekipet e tjera nga Kosova e Maqedonia mësuar kundërshtarët e tyre në këtë fazë.

Tirana do të matë forcat me skuadrën gjeorgjiane, Dinamo Batum , me sfidën e parë që do të luhet në Shqipëri. Goglat për Egnatian rezervuan përballje me Ararat Armenia,  ku ndeshja e parë do të luhet në transfertë. Vllaznia e Migen Memellit ka “peshkuar”  në Irlandën e Veriut ekipin e Linfield dhe dueli i parë mes tyre do të zhvillohet në transfertë.

Fati për Shkëndijën e Tetovës revervoi përballje me Haverfordëest Country, teksa sfida e parë mes dy ekipeve do të luhet në Maqedoni. Gjilani po ashtu mësoi kundërshtarin e turit të parë kualifikues të Conference League, teksa goglat e vënë pëballë FC Progres Niederkorn, skuadrër nga Luksenburgu.

Shkupi nga krahu tjetër do të përballet me FC Hegelmann  dhe sfida e parë do të luhet transfertën Lituaneze. Skuadra tjetër nga Superliga e Kosovës, Dukagjini u vu përballë Europa, ekip nga Gjilbraltari.

Kujtojmë se ndeshjet e para do të luhen me 13 korrik, ndërsa ato të kthimit me 20.

[caption id="attachment_697485" align="alignnone" width="300"]Kundershtari i Shkendija Kundershtari i Shkendija[/caption]

[caption id="attachment_697486" align="alignnone" width="300"]Kundershtari i Gjilanit Kundershtari i Gjilanit[/caption]

[caption id="attachment_697487" align="alignnone" width="300"]Kundershtari i Tiranes Kundershtari i Tiranes[/caption]

[caption id="attachment_697488" align="alignnone" width="300"]Kundershtaret e Dukagjini dhe Shkupi Kundershtaret e Dukagjini dhe Shkupi[/caption]

[caption id="attachment_697489" align="alignnone" width="300"]Kundershtaret e Vllaznia dhe Egnatia Kundershtaret e Vllaznia dhe Egnatia[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga