Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SHORTI EURO 2024/ I pranishëm edhe trajneri Reja: Short i kënaqshëm por rival kemi Çekinë

Shkruar nga NEWSPORT
SHORTI EURO 2024/ I pranishëm edhe trajneri Reja: Short i

Trajneri i Kombëtares, Edy Reja, ishte i pranëshimë përkrahë presidentit Duka në shortin e kualifikuesve për Euro 2024. Pas shortit, ai foli për SuperSport duke e konsideruar shortin si me fat dhe diskuton edhe për të ardhmen e tij.

Shorti - “I njohim skuadrat, janë skuadra të vështira, por mund të përballemi me ta. Kemi shanse të mira me të gjitha skuadrat nëse do të jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të kemi mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë.

Duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi shmangur emra të mëdhenj. Edhe Çekinë e njohim, pasi jemi përballur me ta në miqësore vitin e kaluar. Por, ne do të hasim vështirësi nëse do të luajmë si vitin e kaluar. Duhet të shmangim gabimet e ndeshjeve të fundit.

Kontrata? Presidentin këtu e keni. Në fillim të përfundojë kontrata që kam, më pas do të ulemi të bisedojmë me presidentin. Për momentin duhet të punojmë, të mbyllim kontratën që kemi dhe më pas do të flasim për të ardhmen”, deklaroi Reja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga