
Ish sulmuesi i Milan, Andriy Shevchenko ka folur për momentin që po kalojnë kuqezinjtë. Ai ka komentuar edhe situatën e vështirë që po kalon belgu i Milan, Charles De Ketelaere. Sheva i ka lënë një recetë mesfushorit duke u shprehur i bindur se belgu do të ketë momentin e vet të suksesit.
“De Ketelaere duhet të gjejë grintën brenda vetes”, shprehet Shevchenko. “Atij i mungon pak eksperiencë, por në fushë mund ta shohësh që ai ka cilësi teknike. Atij po i mungon një gol që të zhbllokojë veten: duke pasur mundësi në çdo ndeshje mendoj se ai do të arrijë atje shpejt.
Për sfidën e dytë me Tottenham ai u shpreh: “Do të jetë një ndeshje e vështirë jashtë fushe. Tottenham po luajnë mirë në shtëpinë e tyre duke fituar terren. Shoh një Milan që rritet, e i cili bëri mirë ndaj Tottenham dhe po sjellin në shtëpi rezultate të rëdësishme. Tifozët po i japin shumë kurajo ekipit, shpresoj që të gjejnë një vazhdimësi në rezultate”, ka folur Shevchenko.