
Laçi dhe Egnatia do të përplasin “brirët” mes tyre në orën 13:00 në sfidën e vlefshme për çerekfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Sfida e parë mes tyre e zhvilluar në Rrogozhinë ka përfunduar 0-0 dhe në Kurbin pritet një “luftë” e vërtetë mes tyre për një biletë në gjysmëfinalen e Kupës.
Bardhezintë e Gentian Mezanit janë cilësuar si ekspertja e Kupës, pasi shpesh vitet e fundit kanë arritur deri në finalen e këtij turne, ndërsa në 2 raste ka ngritur lart këtë trofe.
Nga krahu tjetër Egnatia synon të shkruajë historinë, pasi kërkon kualifkimin e parë në gjysmëfinalen e Kupës, me Edlir Tetovën që beson te forma e mirë e sulmuesit Dëamena.
Formacionet zyrtare:
Laçi: Selmani; Roganovic, Velkoski, Turkaj, Ziko, Manellari, Ujka, Babatunde, Spahiu, Shkurtaj, Guindo. Trajner: Gentian Mezani
Egnatia: Sherri; Fangaj, Malota, Atanda, Memolla, Agbekpornu, Fernando, Pualauskas, Jackson, Kasa, Dwamena. Trajner: Edlir Tetova