Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shkroi historinë me Egnatian, Edlir TETOVA: Pres Tiranën në finale, këtë sukses ia dedikoj vetëm këtyre çunave

Shkruar nga NEWSPORT
Shkroi historinë me Egnatian, Edlir TETOVA: Pres Tiranën në

Egnatia shkroi historinë teksa për herë të parë në historinë e saj arriti të kualifikohej për në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Fitore minimale 1-0 me golin e kapitenit Jackson në fund të takimit ndezi festën e madhe në Rrogozhinë. Pas ndeshjes, për Oversport, foli trajneri Tetova.

Emocion shumë i vecantë pasi bëhemi pjesë e historisë së këtij klubi ku shkojmë për herë të parë në një finale. Ndeshje me 2 tablo, e dinim që Vllaznia do rrinte në mbrojtje për të provuar kundërsulmin. Në të dytën provuam më shumë dhe arritëm edhe të shënonim në fund.

Besoj se Tirana do jetë në finale dhe shpresoj ta kemë pasi më kanë mundur 4 herë. I thashë çunave të mbajnë pozicionet pasi momenti do të vijë, edhe ndodhi siç e parashikova. Këtë finale ia dedikoj vetëm këtyre futbollistave.

Vllaznia ka futbllistë të mirë sic edhe ne. Ky ekip i joni është ndërtuar për 40 ditë, e ndërtova sipas shijes sime bashkë me presidentin Demorzi. I falenderoj pa masë që më dhanë këtë mundësi për të qenë trajner i Egnatias.

Premio? Presidenti e ka pak me zor me e thënë para sepse i sheh si punë shansi por besoj se do të ketë premio.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga