Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shkon në 4 numri i të dëmtuarve, ndaj Dinamos ka dhe një rikthim të rëndësishëm për Stavri Nicën

Shkruar nga NEWSPORT
Shkon në 4 numri i të dëmtuarve, ndaj Dinamos ka dhe një

Mungesat janë kthyer në një problem të madh për skuadrat e Superiores. Nga ky “virus” është prekur edhe skuadra e Kukësit, teksa në duelin ndaj Dinamos do të ketë mungesa të rëndësishme.

Lojtari i fundit që i shtohet listës së të dëmtuarve është Franci Lala. Mbrojtësi është dëmtuar në stërvitje dhe me shumë gjasa do të mungojë në duelin e ditës së nesërme që Kukësi do të luajë ndaj Dinamos.

Gjithashtu të dëmtuar vazhdojnë të jenë Daniel Momoh, Francesko Hasaj dhe Abdou Mbarak. Ndërkohë rikthim i rëndësishëm është Endri Reçi, i cili mungoi në sfidën e kaluar për shkak kartonësh, teksa ndaj “Bluve” do të marrë vendin e tij në formacionin e Stavri Nicës. Kujtojmë se sfida me Dinamon do të luhet ditën e sotme duke nisur që nga ora 13:30 në "Kukës Arena".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga