Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shkodranët kundër FSHF-së për Superkupën, mësoni propozimin e tyre!

Shkruar nga NEWSPORT
Shkodranët kundër FSHF-së për Superkupën, mësoni

Për inaugurimin e stadiumit "Loro Boriçi", që tashmë ka marrë miratimin edhe nga UEFA, FSHF ka menduar që të zhvillohet ndeshja e parë sezonale, ajo e Superkupës mes Skënderbeut dhe Kukësit. Por ky vendim ka sjellë pakënaqësi të madhe në gjithë opinion sportiv në Shkodër, po ashtu edhe në klubin kuqeblu. Të gjithë duan që ndeshjen e parë në stadiumin e ri ta luajë Vllaznia, e zonja e shtëpisë, pasi nuk ka sens që të vijë dy skuadra të tjera për të bërë inaugurimin.

PROPOZIMI - Dhe propozimi i administratorit të klubit shkodran, Astrit Gjyrezit, siç shkruan "Sport Ekspres", është që në këtë stadium të zhvillohet një miqësore mes Vllaznisë dhe Prishtinës, që do të ishte diçka e bukur për inaugurimin e tij, duke i dhënë notat e një feste të vërtetë. Pritet që ky propozim të miratohet, ndërkohë që nuk ka një datë se kur mund të luhet kjo miqësore.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga