Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shkodra kthehet në "telenovelë" te Kukësi, vazhdon konflikti mes palëve për shkak të kontratës

Shkruar nga NEWSPORT
Shkodra kthehet në "telenovelë" te Kukësi, vazhdon

Donjet Shkodra duket se nuk po kalon ditë të mira te skuadra e Kukësit. Mesfushori duket se nuk është në planet e klubit verilindor dhe në këto kushte, sikurse është thënë ditët e fundit, është kërkuar largimi i mesfushorit.

Ndonëse Shkodra ka dhe një vit kontratë me nënkampionët, kërkohet largimi i tij ose një rishikim i kontratës. Lojtari ka refuzuar në mënyrë kategorike largimin duke u shprehur se do respektojë deri në fund kontratën, ndërsa klubi i ka bërë një propozim për uljen e rrogës nga 7 mijë euro që lojtari merr aktualisht, në 3500 euro, gjë që nuk është pranuar nga lojtari.

Nuk dihet ende se si do përfundojë kjo histori pasi kërkohet me çdo kusht konsensusi i Shkodrës. Gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga