
Vllaznia është skuadra e cila ka pasur largime të shumta në këtë periudhë.pro përpos largimeve ka pasur edhe afrime.
Por duket se në Shkodër për shkak të largimeve të shumta janë të “detyruar” t’u besojnë të rinve. Klubi shkodran ka ktheyr sytë nga akademia, ku siç dihet Shkodra cilësohet si “djepi i futbollist shqiptarë”, pasi shumë futbollistë me emër kanë dalë nga kuqeblutë.
Migen Memelli ka vendosur të bashkojë me ekipin e parë 10 lojtarë të akademisë nga moshat 2001-2005, të cilët premtojnë për të ardhmen shkodrane.
"Vllaznia gjithmonë me sytë edhe nga e ardhmja. Në stërvitje me ekipin e parë gjatë këtyre ditëve janë edhe këta 10 futbollistë, të datëlindjeve 2001-2005 që premtojnë shumë për ngjyrat kuqeblu.
Jukaj 2005
Smajli 2002
Spahija 2003
Pusi 2002
Paloka 2002
Alivoda 2003
Maliqi 2004
Pjeshka 2003
Dulaj 2001
Delaj 2003", shkruan klubi.