Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shkëndija pret Jackson, por 350 mijë eurot e ofruar nga dy ekipe turke “tundojnë” Egnatian

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëndija pret Jackson, por 350 mijë eurot e ofruar nga dy ekipe turke

Egnatia është padiksutim një nga surprizat e këtij sezonin  në Superiore. Rrogozhinasit për herë të parë në histori ia dolën të fitojnë trofeun e Kupës së  Shqipërisë, ndërsa siguruan pjesmarrjen në Europë nga vendi i tretë në kampionat.

E sigurisht në të tilla kushte përfitimet janë të mëdha si për lojtarët ashtu edhe për drejtusit. Pikërisht paraqitja pozitive e disa futbollistëve ka bërë që disa skuadra të vihen pas tyre. Në ditërt e fundit Jackson është kthyer në qendër të merkatos, pasi Shkëndija e Tetovës e dëshiron sulmuesin e krahut. Kuqezinjtë kanë ofruar mbi 100 mijë euro për shërbimet e tij.

Por nga Turqia ka dy skuadra që synojnë kapitenin e rrogozhinasve. Emrat nuk bëhen ende të ditura, por Agim Demnrozi ka zbuluar se bëhet fjalë për një ofertë 350 mijë euro. Shumë kjo që duket se ka tunduar drejtuesit e Egnatias dhe taashmë po shqyrtojnë me imtësi këtë pistë.

Ofertat janë konkrete dhe me shumë gjasa e ardhmja e 24-vjeçarit do të vendoset brenda kësaj jave. Kujtojmë se braziliani në 3 sezone me rrogozhinasit ka arritur të luajë 82 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola. 7 prej të cilëve në këtë sezon. Gjithashtu theksojmë se Egnatia prej dy javësh ndodhet në Turqi ku po zhvillon edhe fazën përgatitore, pasi do të marrë pjesë në turin e parë të Conference League, ku sfidon Ararat-Armenia.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga