Shkëndija e Tetovës ka arritur të marrë një tjetër fitore të rëndësishme ditën e sotme kundër Krakiovias. Shqiptarët e Maqedonisë kanë arritur të triumfojnë më rezultatin 2-1 në fushën e skuadrës së Krakiovias. Golat u shënuan në pjesën e parë nga Ibraimi në minutën e 13. Më pas ekipi i Krakiovias arriti të barazonte me Cetnarski duke barazuar rezultatin në 1-1. Por kapiteni i skuadrës shqiptare nuk kishte se si ta linte këtë takim në barazim, ku arriti të shënonte golin e fitores në limitet e ndeshjes, pikërisht në minutën e 93. Pas Kukësit një tjetër skuadër shqiptare siguron kualifikimin për turin pasardhës. Takimi i parë kishte përfunduar me rezultatin 2-0 për Shkëndijën e Tetovës.
Poll