
Shkëlzen Gashi me anë të një reagimi ka falenderuar tifozërinë dhe ka kërkuar që të shikojmë përpara në ndeshjet e ardhshme pa thënë asnjë fjalë se si ai nuk arriti te shënojë përballë portierit zvicerian. Ja mesazhi i Gashit në “facebook”:
“Të dashur Tifozë!
Shumë Faleminderit për ndihmen tuaj të madhe. Faleminderit Shumë! Ne u munduam deri në sekondën e fundit për të shënuar golin e barazimit. Megjithëse ishim dhe me një lojtar më pak dhe nuk u shpërblyem! Ne provojmë që të japim gjithmonë më të mirën. Tani duhet të shohim të ardhmen, të fokusohemi në ndeshjen tjetër. #Gashi #Euro2016 #SG11”.
Galeria fotografike ()
Poll