
Barazimi me Vallettan e ka kthyer përmbys situatën te Kukësi. Shkarkimi i rrufeshën i Peter Pacult nga stoli i skuadrës verilindore ka lënë pas shumë pikëpyetje. Fillimisht u aludua se barazimi me ekipin maltez ishte pika vlimit të marrëdhënieve midis presidentit Gjici dhe austriakut Pacult, por zbehja e çarja përfundimtare të raporteve ka nisur herët. Shkaqet janë të shumta por problemet u shtuan ndjeshëm në fazën përgatitore ku ekipi pësoi rezultate zhgënjyese që gjë nuk u prit aspak mirë nga presidenti i klubit dhe rinovimi i kontratës së Pacult u bë një çështje jo rëndësishme.
Pas barazimit në Shkodër u vendos dhe "vula" ku Pacult nuk e konsideroi si "tragjedi" barazimin me maltezët, ndërsa Gjici iu shmang lojtarëve dhe trajnerit i revoltuar me rezultatin e papranueshëm.