Kur nuk kanë kaluar 24 orë nga shkarkimi i Bledar Devollit nga posti i trajnerit të Kamzës ka dalë dhe emri i parë në listën e kandidatëve për të pasuar gjirokastritin. Ernest Gjoka është në "pole position" për të marrë frenat e kamzalinjve. Ai preferohet nga drejtuesit e klubit, por një faktor i rëndësishëm është edhe afrimiteti që ai ka krijuar me skuadrën që në kohën kur e drejtonte (sezoni 2011-2012). Shkarkimi i Devollit nga detyra e trajnerit të Kamzës ka lënë të befasuar shumë veta pasi kanë kaluar vetëm 3 javë kampionat.
L
Poll