
Paraditen e djeshme ekipi i Partizanit ka mbërritur në Hungari, aty ku dhe do të luajë kundër Bate Borisov, një ndeshje të vlefshme për turin e parë të Uefa Champions League.
Mbrëmë në orën 19:30 skuadra zbriti në fushën e blertë për t’i dhënë një dorë të fundit stërvitjes. Por nuk shkoi gjithçka mirë pasi pati një stuhi shiu të furishme saqë vuri në rrezik edhe stërvitjen e fundit të “Demave”.
Por më vonë moti u përmirësua dhe seanca e fundit stërvitore u krye me sukses. Seancë që u zhvillua për të mbajtur në formën e duhur fizike lojtarët.
Poll