
Andi Hadroj është përfolur ditët e fundit për një largim nga Partizani, me mbrojtësin që mund të transferohet në Turqi. Në këto kushte drejtuesit e kuq kanë gejtur edhe zëvendësuesin e mundshëm të tij, teksa bëhet fjalë për Todor Todoroskin.
Pikërisht për lojtarin maqedonas ka një derbi në merkato. Përveç Partizanit është edhe Dinamo që ka si alternativë 24-vjeçarin, me Di Giagion që e shikon si të duhurin për skemat e tij.
Eksperienca e lojtari bën që “Nëndetësja” të tentojë transferimin e tij, teksa trajneri italian mund ta përdorë si “xhol”, pasi lojtari pozicion natyral ka atë të mbrojtësit të djathtë, por mund të luaj si mesfushor në këtë krrah, apo në krahun e majtë të mbrojtjes.
Mbetet të presim në ditët në vazhdim për të mësuar se cila nga dy epiket do të mund të fitojë “duelin” për shërbimet e Todoroskit dhe ta transferojë atë në kryeqytet.