Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shihej si pasardhës i Shehit, Tirana “vjel” 50 mijë euro nga Julian AHMATAJ

Shkruar nga NEWSPORT
Shihej si pasardhës i Shehit, Tirana “vjel” 50 mijë euro

Humbja e titullit kampion 2 javë nga fundi i kampionatit, i hoqi nga duart Tiranës plot 1 milionë euro. Kjo shumë do të fitohej nga bonuset e FSHF-së dhe Bashkisë për titullin dhe pjesa më e madhe nga pjesëmarrja në Champions League e më pas në Conference League.

Tashmë bardheblutë duhet të lënë gjithçka pas dhe të fokusohen në raundin e parë kualifikues të Conference League. Nga ky raund shuma që do të përfitojnë është 250 mijë euro, jo pak por sigurisht, as shumë. Megjithatë, nëse kalojnë këtë raund do të kenë në “xhep 450 mijë euro”, e më pas 650, 850 e deri te 2.94 milionë nëse kapin grupet.

Gjithsesi këto janë vetëm hipoteza ndërsa vetëm 250 mijë euro janë aktualisht të sigurta në arkat e klubit. Megjithatë, këtyre u shtohet edhe një shumë simbolike prej 50 mijë eurosh pikërisht nga… 19-vjeçarët e Julian Ahmatajt.

Tirana U-19 u shpall kampione e Superiores për këtë grupmoshë dhe do të garojë në UEFA Youth League dhe do të marrin një shpërblim prej 50 mijë eurosh që do të rritet në rast se avancojnë më tej. Në këtë mënyrë, kryeqytetasit kanë në “xhep” 300 mijë euro nga bonuset e UEFA-s.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga