Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sherif KALLAKU transferohet në Rumani

Shkruar nga NEWSPORT
Sherif KALLAKU transferohet në Rumani

Sherif Kallaku do të transferohet te Sepsi në Rumani. Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije për Newsport.al se mesfushori i Teutës do të lërë në këtë merkato vere klubin durrsak. Marrëveshja është arritur me klubin rumun dhe tanimë priten detajet e fundit për të konkluduar transferimin e fantazistit.

Eksperienca e madhe në kampionatin shqiptar dhe cilësitë në repartin e mesit të fushës e kanë bërë Kallakun një nga lojtarët më të spikatur. Pritet me interes të shihet se si do të vijojë aventura e tij në Rumani, ndërsa këtë edicion futbollistik ishte pjesë e Teutës. Me “Djemtë e Detit” u aktivizua në 20 ndeshje duke arritur të shënojë edhe 6 gola.

25-vjeçari ka provuar edhe herë tjetër të luajë jashtë vendit duke u aktivizuar me Lokomotivën e Zagrebit. Mungesa e hapësirave në formacionin titullar, bënë që Kallaku të rikthehej sërish në Superiore duke treguar potencialin e tij. Tanimë një tjetër aventurë e prejt jashtë Shqipërie, këtë radhë në kampionatin rumun.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga