Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shënoi golin e vetëm për Tiranën, Ede: Nuk e meritonim humbjen, i pafat te rasti i dytë...

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi golin e vetëm për Tiranën, Ede: Nuk e meritonim

Ifeani Ede ishte autori i golit të vetëm për Tiranën në derbin e djeshëm kundër Partizanit. Edhe pse afrikani shënoi që në minutën e 14-të duke i dhënë avantazhin bardhebluve, kjo nuk mjaftoi për të marrë tri pikët, ndërsa Ede pati një tjetër shans gjatë lojës për të çuar ndeshjen në 2-1 për Tiranën, por shpërdoroi duke gjuajtur jashtë.

Pas ndeshjes, në një prononcim për mediat, sulmuesi bardheblu u shpreh: "Nuk e meritonim humbjen. Më vjen keq që goli im nuk mjaftoi për të marrë fitoren në derbi. Na duheshin tri pikët për vetë pozicionin që mbajmë në klasifikim. Por, ky është futbolli.

Derbi kaloi dhe tani duhet të hedhim vështrimin te sfidat e tjera. Mundësia e humbur? Duhet ta kisha shënuar atë gol, sepse do kalonim sërish në avantazh. Por, vërtet që isha i pafat në atë moment.

Jam i bindur se nëse luajmë kështu si ndaj Partizanit edhe në sfidat e tjera të mbetura, nuk do ta diskutojmë mbijetesën.

E ardhmja ime? Është herët për të folur. Më parë duhet të mbyllet sezoni dhe më pas të diskutojmë dhe do të vendos për të ardhmen time. Vërtet që sezoni për mua nuk nisi mirë, sepse u dëmtova dhe qëndrova tre muaj jashtë fushave. Por, kam punuar fort për të kapur formën e duhur", përfundoi sulmuesi i Tiranës, Ede.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga