Gjelbrim Taipi ishte lojtari vendimtar në këtë takim ndaj Laçit duke shënuar edhe golin e vetëm të sfidës, që do të rezultonte edhe i 3-pikëve. Pas disa ndeshjesh në Kukës Arena pa fitore, më në fund verilindorët arritën të shkelmonin krizën ku ndodheshin, ndërs ai largohen kështu edhe fundit të klasifikimit.
Për “Oversport” kapiteni Taipi theksoi se kjo është skuadra që duhet dhe dëshiron që pas janarit të bëhen më kompaktë për të përfunduar sezonin aty ku duhet dhe Kukësi e meriton.
I lumtur për golin? “I lumtur për 3 pikët, sepse në këtë fushë nuk kishim siguruar dot fitoren që ndaj Bylisit. Kur bën gol dhe merr 3 pikët është shumë mirë. Falenderoj të gjithë çunat për reagimin”.
Situata në skuadër? “Situata nuk është e mirë ku jemi pasi që nga fillimi i sezonit jemi ndërtuar për të qenë në 3-4 vendet e para. Futbolli nuk është i lehtë dhe ne duhet të mbështetim njëri-tjetrin të dalim nga kjo situatë. Duhet të jemi të bashkuar për të dalë nga kjo situatë. Nuk e meritojmë të jemi aty ku jemi”.
Trajnerët? Nuk është gjë e mirë të ndërrrojmë 3 trajnerë. Çdo kush ka sistemi e vet dhe ndryshon nga tjetri, sepse sa ambinetohesh me njërin vjen tjetëri. Shpresoj që pas janarit të mos kemi këto probleme. Për futbollistët është gje e mirë të kesh gjatë gjithë sezonit një trajner. Shpresojmë të vazhdojmë të bëjmë mirë pas janarit me profesor Rrahmanin. Duhet të motivojmë nga njëri-tjetrin”.
Komunikimi me Rrahmanin pasi ka qenë kapiten me Kukësin? Komunikojmë shumë mirë me njëri-tjetrin, kam shumë respekt për të. Është shumë i kuptueshëm dhe ka motivuar cunat për këtë ndeshje dhe kjo u pa në fushë.
Raporti me vllain? Është pak më temperament. Bëj kujdes dhe mundohem shpesh herë ta qetësoj, Shqiprimin dhe është pak më luftarak”.
Dedikim? Normalisht dedikimin ia bëj familjes sepse kemi pasur shumë presion gjatë kësaj kohe. Kemi vuajtur shumë dhe ky gol më bnë që të mos dorëzohemi. Jemi të bindur që në fund të kmapionatit të shkojmë aty u e meritojmë.
Bëmë të pamundurën për të mbyllur me fitore. Uroj që edhe klubi dhe stafi të na mbeshtesim. Jan të mirëpriturara edhe afrimet për ta bërë skuadrën edhe më kompakte”.