
Milan luajti ndaj Cagliarit mbrëmjen e djeshme, me kuqezinjtë që ia dolën të fitojnë 4-1. Ky takim ishte i vlefshëm për Kupën e Itlisë.
Kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë nga Chaka Traore, i cili arriti të debutojë me kuqezinjtë. Por jo vetëm kmaq, pasi talenti i skuadrës italiane ia doli të shënojë edhe golin e parë me fanelën e Milan.
Pas ndeshjes ishte shumë i emocionuar, ndërsa theksoi se ende nuk e beson që ka shënuar gol.
“Doja ta shënoja këtë gol për një kohë kaq të gjatë, por mbi të gjitha jam shumë i lumtur që fituam. Ishte një fitore që na duhej.
Jam gjithashtu i kënaqur me paraqitjen, trajneri ka besuar tek ne. Sinqerisht nuk di çfarë të them! Është një moment emocionues.
Ne kemi Leao, Giroud, Maignan, shumë kampionë që na ndihmojnë të rritemi me këshillat e tyre. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe ne duhet ta nderojmë gjithmonë këtë fanellë”, përfundoi Traore.