
Tirana fitoi me rezultatin 2-0 përballë Teutës. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores, bardheblutë dolën me 3 pikë nga stadiumi “Selman Stërmasi”.
Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur protagonisti i kësaj ndeshje i cili shënoi të dy golat, Florent Hasani.
“Normalisht nuk mund të jem shumë i lumtur pasi kjo pozita në tabelë nuk është ajo pozitë që na takon neve. Por kjo fitore vlen për të kaluar atë ngërç psikologjik që ne po kalojmë. E kam parë ekipin shumë të bashkuar. Mendoj se të gjithë bashkë mund ta kalojmë, pasi ndryshe nuk mund të kalohet. Vetbesimi do të rritet pas kësaj fitoreje. Pas kësaj forme të mirë që luajtëm sot mendoj të vazhdojmë për fitore”, u shpreh Hasani.
-Nga erdhi ky ngërç psikologjik?
“Duhen analizuar shumë gjëra. Tirana është klubi më i madh. Kemi pasur lojtarë që kanë ardhur në verë dhe 4 humbje nuk është e lehtë as për ata, as për ne që kemi qenë në klub”.
-A mendon që skuadra për një kohë të gjatë ka humbur zotërimin e topit? Sidomos në krahun e majtë, në krahun tuaj…
“Një pikë e dobët e jona ka qenë sepse jemi zgjatur shumë në lojë. Jemi munduar që të gjitha këto pika t’i rregullojmë. Pastaj tek ana difensive kemi çaluar, por nuk është vetëm faji i linjës së mbrojtjes, pasi mbrojtja fillon që nga sulmuesi i parë”.

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram